• |
ide | kryesore

Kombëtarja skoceze: U sëmurëm në Shqipëri. Serbët: Ishin të dehura

Arkiva, Sport
skocia-deklarate-470x600.jpg



Federata Skoceze e Futbollit dha për herë të parë versionin e saj zyrtar të ngjarjeve të turneut në Shqipëri, ku përfaqësuesja e futbollit U-19 për femra merrte pjesë në eliminatoret e Europianit. Ndeshja e të hënës mes Skocisë dhe Serbisë nuk u zhvillua dhe u fitua në tavolinë nga ekipi serb, pasi pala skoceze nuk luajti duke nxjerrë si pretendim situatën jo të mirë shëndetësore të disa prej vajzave.

“Federata Skoceze mund të konfirmojë se Kombëtarja U-19 e femrave u detyrua të shtynte ndeshje e saj ndaj Serbisë në eliminatoret e Europianit që u zhvilluan në Shqipëri për shkak të shpërthimit të një virozë akute gastroenteriti që ndikoi 9 lojtare nga skuadra dhe 8 anëtarë të stafit. Kjo iu sinjalizua UEFA-s nëpërmjet delegatit në ditën e ndeshjes dhe pastaj u vu në dijeni Federata Shqiptare e Futbollit për të verifikuar situatën e kësaj sëmundje. U krye një vizitë mjekësore nga një doktor lokal pranë vendit ku do të luhej ndeshja në Durrës dhe ndeshja u shty pasi ai dorëzoi raportin e tij. Ne u kërkuam falje për situatën e paparashikuar mikpritësve tanë në Shqipëri dhe gjithashtu kundërshtarëve tanë, Serbisë. Për shkak të situatës së jashtëzakonshme, ne theksuam dëshirën që ndeshja të riprogramohet dhe ia kemi konfirmuar këtë qëndrim UEFA-s dhe Departamentit të Garave. Presim një sqarim rreth situatës dhe u jemi mirënjohëse familjeve të lojtareve për mbështetjen e tyre që të siguroheshim që ekipi të kthehej në shtëpi në kohë për të rikuperuar” – thuhet në deklaratë e cituar nga "Panorana".

Por për këtë ngjarje ka edhe një version tjetër, atë të palës serbe. Sipas asaj që ka mësuar portali “B92”, anulimi i ndeshjes ka ardhur për një arsye krejtësisht të ndryshme nga ajo që pretendojnë skocezët. Sipas portalit serb, vajzat e kombëtares U-19 të Skocisë kanë konsumuar alkool një ditë më përpara ndeshjes në fjalë dhe janë ndjerë keq të nesërmen.

Pritet të mësohet se cili është varianti zyrtar i kësaj çështje, pasi UEFA ka hapur një hetim zyrtar rreth aktivitetit në fjalë dhe rrethanave që çuan në anulimin e kësaj ndeshje.

serbia portali