• |
ide | kryesore

“Guruja” që parashikon zgjedhjet: Ja kush i fiton në SHBA!

Arkiva, Planet
clinton-trump-300x163.jpg



Profesori Allan Lichtman, i cili me vite të tëra i ka parashikuar me saktësi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë ka thënë se zgjedhjet presidenciale të këtij viti, janë më të vështirat për t’u parashikuar.

Por ai ka ardhur në një përfundim se kush ka më shumë gjasë që të fitojë duke e cilësuar kështu kandidatin republikan për president, Donald Trump, si fituesin e zgjedhjeve të nëntorit.

Lichtman, e ka shkruar një libër të quajtur “Parashikimi i Presidentit të ardhshëm: Çelësat drejtë Shtëpisë së Bardhë”.

Gara e këtij viti është ndoshta më e forta në historinë e SHBA-ve.

Ajo karakterizohet nga sulme të shumta, teori konspirative, por edhe një mosbesim i madh ndaj kandidatëve.