• |
ide | kryesore

“Pas skene ulërija nga dhimbjet”, Ardit Gjebrea kujton makthin në “Kënga Magjike”

Arkiva, Paparazzi
IMG_6735.PNG



Një episod aspak të këndshëm, madje një prej momenteve më të vështira të karrierës ndau me shikuesit këtë të dielë kantautori Gjebrea. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2010, atëkohë kur Arditit iu desh të shtynte operacionin e nevojshëm për gjurin, për shkak të përgatitjeve për "Këngën Magjike". Pavarësisht këmbënguljes së mjekëve, Ardit Gjebrea zgjodhi të mos i nënshtrohet kirurgjisë sepse do t'i duhej të linte pas dore festivalin.

"Gjatë provave këmba përkeqësohej dhe dhimbjet sa vinin e shtoheshin", rrëfeu ai, "Në netët finale të "Këngës Magjike" askush nuk e mori vesh gjendjen time, sepse ndonëse në prapaskenë ndjeja dhimbje të tmerrshme, kur dilja në skenë qeshja, sikur të mos kisha asgjë." Iu desh ta çonte më tej sakrificën: Rovena Dilo, e cila atë vit konkurronte bashkë me Produkt 28, pësoi një rënie në skenë dhe prezantuesit iu desh të shkonte ta ndihmonte duke e marrë në krahë.

Ai tregoi pamjet e këtij momenti ku shfaqej i qeshur ndërsa mbante në krahë këngëtaren, ndonëse përveç dhimbjeve të padurueshme të këmbës, kishte këputur mish!