• |
ide | kryesore

Zbulohet video/ Ronaldo për Zidane: “Bir k*rve!”

Arkiva, Sport
Ronaldo-Zidan-490x305.jpg



Gazeta katalanase “Sport” ka zbuluar detaje nga sherri mes Cristiano Ronaldo dhe trajnerit të tij Zinedin Zidane. Sipas saj mërzitja e Ronaldos kur u zëvendëesua kqa shpërthyer në dhomat e zhveshjes.

“Jam i zhgënjyer nga ti”, – i është drejtuar Ronaldo, ndërkohë që Zizu u përpoq ta qetësonte situatën.

“Qetësohu Kris, duhet të pushosh sepse do luash 90 minuta ndaj Dortmundit”.

Një heshtje e rëndë ra në dhomë, të cilën e theu kapiteni Serxho Ramos duke iu drejtuar Ronaldos.

“Nuk duhet ta marrësh kështu”, i tha mbrojtësi portugezit, i cili ishte zhvendosur në cep të dhomës dhe nuk donte të dëgjonte nga askush.

Ndërkohë, në mediat spanjolle së fundi ka dalë një video ku sulmuesi portugez lëshon një sharje pasi ulet në stol. Nga leximi i buzëve, gjithnjë referuar shtypit iberik, Ronaldo duket se thotë: “Su p*** madre” (“Bir k*rve!”).