• |
ide | kryesore

“Është shumë e kualifikuar, ne kishim nevojë për korrespondente”, drejtuesi i “Express” sqaron konfliktin me Roza Latin

Arkiva, Paparazzi
roza-lati-550x286.jpg



Ish prezantuesja Roza Lati që prej mbylljes së programit që drejtonte në Agon, duket se ka ngelur pa punë. Dhe kjo jo për faj të saj, por për faj të pronarit të medias “Express”. E ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin ajo ka folur për momentin e vështirë kur i është dashur të refuzojë çdo ofertë tjetër me idenë se kishte mbyllur marrëveshjen për një program të titulluar “Express Rosë” , por si përfundim diçka ndodhi dhe Roza nuk e filloi kurrë atë program. Kjo e ka shtyrë Latin të shprehet me urrejtje të madhe për Berat Buzhala, madje e ka malluar atë. “Ia bëftë Zoti siç e ka shpirtin!” ka thënë ajo.

Pas kësaj deklarate, ditën e sotme pronari i medias në fjalë është kontaktuar nga Opinion.al dhe ka sqaruar situatën lidhur me pretendimet e prezantueses për mashtrim nga ana e tij. “Fillimisht jam takuar me të, për të qenë korrespondente e Express Rose në Tiranë. Nuk kemi pasur asnjë lloj marrëveshje. Sepse po të kishim do të bëhej me shkrim. Ishte thjeshtë një bisedë, më tepër si intervistë.” – shprehet Buzhala.
Nëpërmjet kësaj ai sqaron se nuk është bërë ndonjëherë fjalë për pozicionin e moderatores, por një gazetare e emisionit e cila do të mbante me korrespodencë ngjarjet “rozë” të kryeqytetit shqiptar. 
Ai ka vazhduar duke thënë: “Pastaj mu duk që ishte e mbi-kualifikuar për atë rol. Kishim nevojë për dikë që ishte më pak i/e rëndësishme se znj. Lati. Kaq. Nuk ka asgjë më shumë. Sipas meje Lati është shumë më e rëndësishme se sa për të qenë gazetare e një emisioni. Nuk e kuptoj pse i ka ngelur hatri.”

Deklarata e Berat Buzhalës ishte shumë e qartë dhe me tone diplomacie si për të kërkuar paqe me Roza Latin, për diçka që ajo mesa duket e ka keqkuptuar.