• |
ide | kryesore

Zbulohet një foto e rrallë e Azem Galicës

Arkiva, Dossier
auto_sa1474664099.jpg

Në internet po qarkullon një foto që thuhet të jetë e vitit 1915, e që mund të jetë ndër të parat të luftëtarit të madh shqiptar, Azem Galica. Ai vdiq më 26 korrik 1924 në moshën 35-vjeçare. Varri i tij në shpellën “Quku që kërset”, 75 metra i thellë, mbetet i fshehur 47 vjet, meqë ai kishte kërkuar që serbët të mos e marrin vesh se ai nuk është më gjallë. Në këtë foto, Galica është në kalë, ndërsa është bërë nga fotografi i njohur, Kel Marubi. /Telegrafi/


Image