• |
ide | kryesore

Të kujt ishin lugët dhe pirunjtë e floririt, që u përdorën në dasmën e Lekës?

Arkiva, Paparazzi
luget e floririt.jpg



Në darkën e dasmës të mbajtur të shtunën në Pallatin e Brigadave, të ftuarit nga familje aristokrate të botës, hëngrën me servisë floriri. Ky detaj është zbuluar nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin Opinion, i cili tha se jo të gjithë, por pjesa më e rëndësishme e trashëgimtarëve mbretërorë, konsumuan ushqim me lugë floriri. Fevziu këmbënguli se këto arturina ishin sjellë në dasmë nga organizatorja që u mor me dekorin, Alketa Vejsiu. Por, një nga zonjat e panelit u përbetua se serviset e florinjta ishin marrë borxh nga disa miq të afërt të çiftit Leka II dhe Elia Zaharia, duke lënë mister identitetin e tyre.