• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tirana “i ul kokën” Skënderbeut (Shikoni golat dhe renditjen)

Arkiva, Sport
Tirana-feste-pas-Skenderbeut.jpg



Tirana fitoi kryendeshjen e javës së 7-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë mposhtën 2-1 Skënderbeun në një 90-minutësh spektakolar në “Selman Stërmasi”. Mervill kaloi në epërsi të zotët e shtëpisë me një supergol në të 14-n (foto lart), ndërsa Moise dyfishoi dy minuta pas pushimit. Goli i Liridon Latifit 7 minuta para fundit rihapi ndeshjen, por nuk u mjaftoi miqve korçarë për të shmangur disfatën e parë këtë sezon.

Tirana mbetet e pamposhtur në këtë kampionat së bashku me Kukësin, me të cilin ndan vendin e dytë me 13 pikë në pritje të Partizanit që nesër pret Flamurtarin.