• |
ide | kryesore

Ndjehuni krenarë: Një shqiptare sapo u zgjodh prezantuese e eventit më të rëndësishëm europian të muzikës!

Arkiva, Paparazzi
14670883_1160326497347611_4496923493314416602_n.jpg



Tashmë është zyrtare; rrjeti më i famshëm muzikor në botë sapo ka konfirmuar emrin e Bebe Rexha si prezantuesja e festës madhështore “MTV Europe Music Awards”. Shqiptarja me origjinë nga Dibra e cila vetëm një muaj më parë ishte prezent në Tiranë në një koncert madhështor, do të mirëpresë artistët botërorë më të ndjekur të momentit në skenën e Roterdam, Holandë.

 

Kantautorja e talentuar Bebe Rexha shihet në videon e shpërndarë nga MTV teksa fton të gjithë fansat e muzikës ta ndjekin në datën 6 nëntor. Kjo është hera e parë që një artiste e cila ka bërtitur me zë të lartë se është shqiptare, do të jetë në fokusin e një eventi me përmasa të tilla. Suksese BeBE!