• |
ide | kryesore

VIDEO/ Balaj spektakël dhe Roshi supergol në Rusi

Arkiva, Sport
gggggg.JPG



Bekim Balaj po kalon një formë të shkëlqyer. Kjo jo vetëm në kombëtare, por edhe në kampionatin rus me fanelën e Terek Groznit. Shqiptari ka qenë sërish protagonist në suksesin 3-1 të skuadrës së tij ndaj Rubin Kazan. Ai shënoi golin e parë (18) ndërsa goli i tretë nga shqiptari tjetër Odisë Roshi (92). Roshi u aktivizua në minutën e 79-të ndërsa kundërshtarët luanin me 9 lojtarë. Pas golit Roshi u dënua me karton të verdhë pasi hoqi fanelën. Ky ishte goli i 4-t në kampionat për Balajn dhe i pari për Roshin.