• |
ide | kryesore

Çfarë i bën cigarja, penisit tuaj

Arkiva, Stil
cc-1.jpg



Sipas një hulumtimi të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit në Boston, rezultatet janë dëshpëruese – duhanpirësit kanë penisin më të vogël se joduhanpirësit!

Që gjërat të bëhen më keq, këtu nuk po flasim për ndryshime mikroskopike, të cilat tymi i duhanit ndikon në madhësinë e organit gjenital të mashkullit, por që gjërat maten me centimetra!

Siç është treguar, meshkujt të cilët pinë duhan, jo vetëm që kanë ereksion dukshëm më të dobët sesa ata që nuk pinë duhan, por edhe shpesh kanë probleme me potencën.

Seksologët këtë e shpjegojnë me ndikimin e cigareve në punën e zemrës dhe të mushkërive, dhe vetvetiu edhe me qarkullimin e gjakut deri te organet kryesore.

Kur e dimë këtë, nuk është për t’u habitur që ata që pinë duhan kanë penisin më të vogël edhe për pesë deri në shtatë centimetra në ereksion, sesa do ta kishin sikur të mos kishin pirë kurrë asnjë cigare.

Që gjërat të bëhen më keq, një studim tjetër ka treguar që madje as ata duhanpirës, të cilët intensivisht bëjnë ushtrime për rritjen e penisit apo përdorin mjete kimike, apo mekanike për potencë, kurrë nuk kanë sukses të arrijnë ereksion të plotë.

Prandaj, kur herën tjetër të ndizni cigaren shikojeni vërejtjen: Pirja e duhanit ndikon në potencë”, kuptojeni këtë seriozisht, sepse derisa të mos hiqni dorë nga tymi i duhanit, “moshatari” juaj do të arrijë që nga vetja të nxjerrë maksimumin e vet.