• |
ide | kryesore

Samsung bën gati “Galaxy S8”

Arkiva, Planet
galaxy-s8.jpg

Pas dështimit me Galaxy Note 7, Samsung kërkon të ngrihet sërish në tregun e smartfonëve dhe këtë gjë synon ta arrijë nëpërmjet versionit Galaxy S8.

Zyrtarisht nuk është konfirmuar asgjë por thashethemet rreth dizajnit dhe pjesëve harduerike për versionin e ri kanë nisur.

Bazuar në raportet e fundit, Galaxy S8 do të ketë 90 për qind të trupit ekran, 20 për qind më shumë krahasuar me njësitë si Galaxy S7 dhe S7 Edge.

Sidoqoftë, edhe nëse Samsung vendos diçka të tillë te gjenerata e ardhshme atëherë nuk do të jetë e paparë deri tani, pasi së fundmi Xiaomi ka prezantuar telefonin Mi Mix, i cili është 91.3 për qind ekran.

Kthehu