• |
ide | kryesore

VIDEO/ Nuk ndalet Balaj, dopietë kundër Zenit në Rusi

Arkiva, Sport
ggggggggg.jpg



Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, po kalon një moment të shkëlqyer në karrierën e tij. Këtë të diel ai shënoi 2 gola në fitoren 2-1 me përmbysje të ekipit të tij, Terek Grozni, ndaj Zenitit të Shën Petersburgut, në takimin e vlefshëm për javën e 13 të Premier Ligës ruse. Zeniti kaloi i pari në avantazh në minutën e 10-të të takimit, por Balaj brenda 4 minutash, në të 34-tën dhe në të 38-n, përmbysi rezultatin i cili nuk do të ndryshonte më deri në fund. Roshi u zëvendësua në minutën e 82-të, ndërsa shqiptari tjetër Odise Roshi luajti gjatë gjithë takimit. Me këtë fitore, Terek Grozni ngjitet provizorisht në vendin e 3-të në renditje me 24 pikë të grumbulluara, ndërkohë Zeniti mbetet i dyti me 28 pikë. Me këto 2 gola, Balaj ngjitet në krye të golashënuesve të kampionatit rus, duke u barazuar në kuotën e 8 golave Smolovin e Krasnodarit.