• |
ide | kryesore

A ka problem nëse sheh shpesh filma porno

Arkiva, Stil
sJO2-650x358.jpg



Nëse pornografia shikohet në mënyrë të moderuar, nuk është ndonjë problem – por sipas disa studimeve, mund të krijohet varësi nga kjo. Ndërsa studiuesit kanë dhënë 5 arsye pse nuk rekomandohet ekspozimi tek përmbajtjet seksualisht eksplicite në baza të rregullta.

Pornografia e tepërt mund të pengojë shëndetin mendor:

Një studim i fundit nga hulumtuesit e një universiteti amerikan kanë zbuluar se varësia nga pornografia mund të ketë efekte negative mbi shëndetin mendor të një personi. Ata gjetën se personat e ekspozuar nga pornografisë në masë të madhe ishin të prekur nga depresioni, zemërimi dhe ankthi. Kjo është si rezultat i varësisë ndaj shikimit të pornografisë kur ky bëhet një zakon i pakontrollueshëm, transmeton lajmi.net

Aktiviteti i hershëm seksual:

Për fëmijët një nga misteret më të mëdha është seksi dhe ekspozimi ndaj pornografisë mund të çojë fëmijët në marrëdhënie seksuale në moshë të re. Hulumtuesit e një organizate jo-fitimprurëse në Australi kanë gjetur se këto përmbajtje eksplicite ndikojnë më së shumti tek fëmijët, ku edhe janë gjetur raste kur fëmijët në moshën 14 dhe 13 vjeçare kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Shkakton ndryshime tek njerëzit:

Shikimi i pornografisë ose vizitimi i klubeve me vajza të zhveshura, mund të ndikojë në qëndrimin e njerëzve. Ata mund të ndikohen dhe të lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore. Sipas një hulumtimi, ekspozimi ndaj këtyre gjërave, dërgon në prostitucion dhe trafikim me qenie njerëzore.

Shikimi i pornografisë ju bën seksualisht agresiv:

Analiza e 22 studimeve nga shtatë vende të ndryshme ka gjetur se konsumi i pornografisë është i lidhur me agresionin seksual. Agresioni ishte verbal dhe fizik seksual ndërsa të dyja këto mund të ndikojnë në lidhjet e dashurisë. Andaj ekspozimi i tepërt ndaj pornografisë shkakton edhe këtë çrregullim.

Adoleshentët shpërndajnë selfie seksuale:

Duke shikuar pornografi, adoleshentët e shohin si shumë normale ndarjen me të tjerët të selfieve seksuale në mediat sociale. Kjo sidomos tek të rinjtë e moshës 13-17 vjet kur dukuri si pornografia, ndikojnë në masë të madhe tek ata.

Adoleshentët mund të bëhen të motivuar për të ndarë selfies seksuale

Adoleshentët të cilët shikojnë pornografi dhe materiale të tjera të qartë në televizion mund të jetë në një rrezik të ndarë imazhet seksuale të tyre në mediat sociale. Një studim i fundit zbuloi se duke parë televizor realitet seksuale të stimuluar të rinjtë të moshës 13-17 për të prodhuar dhe të ndajnë imazhe seksuale të tyre në mediat sociale. Në mënyrë të ngjashme, për të dy djemtë dhe vajzat, seksuale vetë-prezantimi në mediat sociale çuar në shikimin më të shpeshtë të TV realitet seksual.