• |
ide | kryesore

Sa e ka paguar Saimir Tahiri kompaninë e sondazheve “Ipsos”?

I pakategorizuar
tahiri.jpg


Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, zbuloi sot të dhënat e një sondazhi të kryer nga kompania “IPSOS”, për përdorimin e armëve.

“Sondazhi i opinionit publik i kryer së fundmi nga agjencia lider në botë e sondazheve "IPSOS", tregoi se mbi 60% e qytetarëve shqiptarë janë kundër posedimit të armëve të zjarrit pavarësisht rrethanave, ndërkohë që 78% e tyre besojnë se Policia e Shtetit është kontribuesi kryesor për sigurinë në vend, u shpreh Tahiri në një aktivitet ndërgjegjësues kundër përdorimit të jashtëligjshëm të armëve të zjarrit.

Ministri sigurisht nuk dha detaje se sa ka paguar për sondazhin. Por siç u shpreh ai, “IPSOS” është “agjencia lider në botë e sondazheve”. Për pasojë, ajo është edhe një ndër kompanitë më të shtrenjta që ofron këtë shërbim. /Lapsi.al