• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni golat e derbit Manchester Utd – Arsenal

Arkiva, Sport
CxobmeyXUAAcG9X.jpg



Ka përfunduar në barazim 1-1 derbi i Anglisë në mes Manchester United dhe Arsenalit. Që prej fillimit të ndeshjes United ishte më i mirë se Arsenali duke krijuar raste të mira shënimi. Në 45 minutat e para raste të mira kishte Paul Pogba e Juan Mata, por porta e miqve mbeti e pa prekur. Ishte minuta e 69-të e ndeshjes, kur mesfushori spanjoll Ander Herrera depërtoi bukur në zonë dhe ktheu një top tek Mata i cili shënoi pa problem për 1-0. Ishin dy zëvendësuesit, Oxlade Chamberlain dhe Olivier Giroud që i siguruan një pikë Arsenalit. Mesfushori anglez asistoi bukur nga këndi ndërsa Giroud shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 89-të. Tashmë United ka mbetur në vendin e 6-të në tabelë me 19 pikë të grumbulluara ndërsa Arsenali mbetet në vendin e tretë me 25 pikë duke u barazuar me Chelsea që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Në këtë takim mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa mesfushori Granit Xhaka u inkuadrua në lojë 10 minutat e fundit të këtij derbi.