• |
ide | kryesore

VIDEO/ Suso i Milan nuk mban premtimin: “Po bëra 2 gola shkoj në këmbë në shtëpi”

Arkiva, Sport
suso-celebrating-milan-inter-serie-a-20112016_1wvnujsueoz2412zef3ohwujlz.jpg



Mesfushori i Milan, Suso nuk e ka mbajtur premtimin e bërë përpara ndeshjes me Inter. Ai kishte premtuar para derbit se nëse do të shënonte dy gola, atëherë do të kthehej këmbë në shtëpi, që është disa kilometra larg “San Siros”. Suso shënoi dy gola në derbin e “Madonnina” ndaj Inter, por pas ndeshjes ka thënë nuk do ta bëjë këtë, pasi Milan nuk fitoi.

“Nuk fituam, kështu që nuk do të shkojë në shtëpi këmbë. Donim tre pikët, por në fund barazuam. Natyrisht se do të ishte mirë nëse do të fitonim, por edhe një pikë nuk është keq”, – shtoi ai.