• |
ide | kryesore

Erion Veliaj zbulon misterin: Pse i dua kaq shumë fëmijët

Arkiva, Paparazzi
veliaj4.jpg



Marrëdhënia speciale e kryetarit të Bashkisë me fëmijët tashmë është e ditur. Jo vetëm në kohën kur ishte ministër i Mirëqenies, por edhe tashmë si qytetari i parë i Tiranës, Erion Veliaj nuk lë rast pa marrë në krahë a përkëdhelur, të voglin e rradhës. Kjo lidhje e fortë me sa duket ka një shpjegim përtej show-t, të cilin, kryetari Veliaj e zbuloi në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

“Duke u marrë kaq shumë me fëmijët, kopshtet, ҫerdhet, gjithandej më thonë “lali Eri, lali Eri”, kam kuptuar një gjë: unë fëmijët i kam antistres… Një herë në javë ne kemi edhe vizita në bashki, një klasë, një grup kopështi vijnë për të na vizituar … Nga ata kam kuptuar se fëmijët janë avokatët më të mirë dhe e dini pse? Nuk bëjnë hile, nuk kanë axhendë…” – tha kryetari i bashkisë së Tiranës.

Nga ana tjetër, i pyetur nëse së bashku me Ajolën, bashkëshorten e tij prej dy vitesh, kanë në plan të sjellin në jetë një fëmijë të tyrin, Lali Eri tha: “2017-a do të jetë një vit kur do të kemi një përgjigje edhe për këtë…”.