• |
ide | kryesore

Sadije Berisha: Martesa me Shkëlzenin ishte e dhimbshme dhe toksike

Arkiva, Paparazzi
sdgdfgdf.JPG



Sadije Berisha, ish bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, do të publikojë së shpejti një libër të dytë kur do përfshihen pjesë të ndryshme nga jeta e saj dhe ku padyshim një vend të rëndësishëm ze edhe martesa e saj me djalin e ish-kryeministrit.
Por si asnjëherë tjetër, Sadija bën një deklaratë të fortë për Gazetën Shqiptare duke e cilësuar martesën me Shkëlzenin, të dhimbshme dhe toksike.
"Një pjesë e shpirtit tim, të vërtetë dhe të shëruar është brenda këtij libri. Jeta ime ka qenë më e mirë kur unë hoqa dorë nga martesa e dhimbshme dhe toksike, ku kisha ngecur për një kohë të gjatë. Disa pjesë të librit janë të frymëzuara nga jeta ime. Një pjesë e shpirtit tim, të vërtetë dhe të shëruar është brenda këtij libri. Unë shpresoj shumë që të jetë një vepër fuqizuese për femrat, edhe pse mendoj se për disa femra do t’ia vlejë edhe thjesht ta lexojnë”, ka thënë Sadija ndërsa ka shtuar se pas ndarjes nga ish bashkëshorti Shkëlzen Berisha, jeta e saj ka qenë më e mirë.
Modifikuar