• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ramos shpëton Realin dhe feston në një mënyrë të çuditshme

Arkiva, Sport
kdkskdskd-650x358.jpg



Sergio Ramos shpëtoi Real Madrid nga humbja në “Camp Nou” duke shënuar golin e barazimit në minutën e fundit të ndeshjes me Barcelonën. Pas golit, ajo që ra në sy ishte festa e spanjollit, që vendosi dorën te koka në formë të thirrjes telefonike, si për të thënë: “Sa herë t’ju duhet një gol në moinutë të fundit më telefononi”. Kanë qenë të shpeshta rastet kur Ramos ka shpëtuar Realin me gola vendimtarë në minutat e fundit. Mjafton ta kujtojmë finalen e Ligës së Kampionëve me Atletico Madridin në vitin 2014.