• |
ide | kryesore

Bonbon e Era Istrefit më e shikuara me 230 milionë klikime. Bie nga froni “Të ka lali shpirt” (video)

Arkiva, Paparazzi
Era_istrefi_modzik3_1000.jpg



Që prej publikimit të saj në vitin 2013, “Të ka lali shpirt”, kënga e Silva Gunbardhit ka mbretëruar në klasifikimin e këngës shqiptare më të klikuar në Youtube. ajo u dëgjua e dëgjohet kudo brenda dhe jashtë Shqipërisë. Por, “Bonbon” një krijim modern dhe shmë më elegant e ka zbritur nga froni i vendit të parë. E ripublikuar nga kompania muzikore Ultra Music, "Bonbon" në 10 muaj ka arritur të kalojë shifrën e klikimeve të këngës “Të ka lali shpirt”. Youtube tani ka një këngë shqiptare tjetër në vend të parë, “Bonbon” me 234,965,973 klikime, ndërkohë që pas saj qëndron “Të ka lali shpirt” me 234,436,470 klikime.