• |
ide | kryesore

Kënga Magjike/ Soni Malaj akuzon Ardit Gjebrenë

Arkiva, Paparazzi
soni-malaj-ballina.jpg



Në asnjë kompeticion të muzikës në Shqipëri, nuk ka ndodhur që të mos ketë pasur protagonistë të kapur nga paranoja. Nga ky rregull nuk ka bërë përjashtim, këtë radhë në  “Kënga Magjike” as Soni Malaj. Ajo ka bërë sot disa deklarata të bujshme që më shumë se nga e vërteta priren të jenë fryt i një fantazie paranojake. Në thelb këngëtarja pretendon se asaj po i hahet haku në festival dhe se organizatorët kanë porositur disa media që të mos i bëjnë jehonë këngës së saj “Për vete më mbaj” (shiko videon poshte) që deri më tani ka mbledhur 500 mijë klikime në “Youtube”. Në një intervistë të pa mbështetur në asnjë provë dhe fakt Soni ka deklaruar për “Bluetooth” se nga disa portale është informuar se “nuk shkruajnë dot për performancën time, sepse ua kanë ndaluar dhe u kanë thënë që duhet të shkruajnë vetëm për dy këngëtare”. Këngëtara ka denoncuar një “lojë të pisët” që po bëhet në favor të Arilena Arës dhe Rozana Radit,  (lexo poshte polemiken e forte per kenken fituese) nga vetë organizatori Ardit Gjebrea. “U bë kohë që po e vija re një anashkalim, por nuk i kisha dhënë shumë rëndësi. Por tani ma konfirmuan, më thanë që është urdhëruar të mos shkruhet për mua dhe të mos favorizohem” ka deklaruar Soni Malaj e cila nuk dihet nëse është në efektet e paranojës të zakonshme për artistët para garës, apo thjeshtë ka organizuar një lëvizje taktike, për të kompleksuar organizatorët e festivalit. (Lapsi.al)

 

( http://www.lapsi.al/blog/2016/12/11/rozana-radi-nj%C3%AB-fitore-si-himn-p%C3%ABr-n%C3%ABnshtrimin-e-grave#.WE0_ztUrLDc )