• |
ide | kryesore

BIRN/ Skandali i kërkesës së Vangjush Dakos për lirimin e Lul Berishës

I pakategorizuar
gjush.jpg



Ndërkohë që furia e dy krahëve politike dhe e diplomatëve po bie mbi gjyqtarët që liruan në mënyrë skandaloze Lulzim Berishën të dënuar për vrasje, rrezulton që edhe implikimi politik në këtë çështje nuk ka qenë fare i parëndësishëm. Madje një nga njerzit më të afërt në Ramës në PS, ai që kryeministri e merr me vete si gaztor, nga Pekini në Milano, nuk paska lidhje aq për të qeshur. Sipas një investigimi të nisur nga BIRN dhe Zëri i Amerikës ka rrezultuar se kryebashkiaku i Durrësit, njeri që ka fituar miliona euro fonde në kuadër të projekteve të rilindjes urbane ka pasur rrolin e tij në lirimin e Lul Berishës. Ai duke vlerësuar rolin dhe gjendej e familje të së dënuarit i ka bërë rekomandim gjykatës për lirimin e të dënuarit. Madje Gjushi i hipotekës siç e njohin në qytetin e tij ka premtuar se do ti ofrojë edhe punë të dënuarit. Ja ç'thuhet në raport: "Një faktor tjetër që ka ndikuar vendimin e gjyqtarëve, ka qenë dhe një karakteristikë familjare pozitive e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, si dhe oferta e tij për një vend pune në bashki.

Dako nuk iu përgjigj kërkesave të BIRN për të komentuar garancinë e tij për Lulzim Berishën.

Megjithatë, në vendimin e Gjykatës së Apelit shkruhet se “Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për tu punësuar në ndonjë subjekt privat”.

Ndryshe nga qëndrimi i kryebashkiakut të Durrësit, vendimi për lirimin e Lulzim Berishës ka provokuar reagime të forta në Tiranë, ku ambasadori amerikan Donald Lu i ka akuzuar gjyqtarët që kanë firmosur lirimin e tij si të korruptuar.

“Të mërkurën, kreu famëkeq i krimit të organizuar Lulzim Berisha u lirua nga burgu për arsye të panjohura. Ai vuajti më pak se gjysmën e dënimit me 25 vite burg, për 6 vrasje, trafik droge dhe krim të organizuar. Të gjithë duhet të indinjohemi nga ky lajm dhe duhet t’u themi gjykatave të korruptuara se në një demokraci kjo është e papranueshme.”

Lirimin e Lulzim Berishës e kanë dënuar edhe deputeti Demokrat Enkelejd Alibeaj, si dhe edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.