• |
ide | kryesore

Krahasimi/A gënjeu Rama me “Koncertin e Vienës”?

Arkiva, Paparazzi
IMG_20161222_093159.jpg



Prej ditësh në kryeqytetin shqiptar po gëlon një debat që i ngjan më shumë atij për seksin e ëngjëjve. Opinioni është ndarë më dysh. Të parët janë ata që akuzojnë se kryeministri Rama ka përdorur muzikantin Shkëlzen Doli për të gënjyer publikun shqiptar se në Tiranë do të riprodhohet në mënyrë identike koncerti tradicional i Vjenës që mbahet çdo vit në 1 janar. Ndërsa mbrojtësit e kryeministrit mbrohen pas fjalëve duke pohuar se ky është një abuzim dhe se vëtë Rama as nuk e ka rhënë as nuk e ka shkruar një gjë të tillë.

Po si qëndron e vërteta? 

Lapsi.al i është kthyer edhe njëherë statuseve të kryeministrit në Facebok për të analizuar fjalë për fjalë ato që ka thënë (shiko 3 fotot lart).

Dhe konkluzioni është se Rama asnjëherë nuk ka thënë se në Tiranë do të vijë filarmonia e Vienës, pra trupa e vetme që mund të luajë repertorin e famshëm, por nga ana tjetër ai është munduar qartësisht të manipulojë.

Po të shikohet statusi i tij i parë ne 10 dhjetor, synimi manipulues vërehet qartë. Rama përdor termin Koncerti i Vienës, togfjalësh që ne mënyrë automatike të sjell ndërmend koncertin e filarmonisë së kryeqytetit austriak. Ai krijon edhe një asosacion tjetër duke thënë se kjo do të ndodhë një ditë pas koncertin të famshëm. Dhe e treta ai ka postuar edhe reklamën mashtruese ku krahas instrumentistit Doli shfaqen edhe pamjet e sallës dhe  melodi simbol të asaj që luhet në Vienë në 1 janar.

Në një status tjetër një javë më pas Rama në 17 janar pëedor sëeish termin "Konceeti i Venës" dhe publikon një foto me radhët e gjata për bileta.

Po këtë emërim përdor një ditë më pas kur thotë se pas kësaj ngjarjeje të madhe në muzikë, një kaq e madhe do të ndodhë edhe me një ekspozitë pikture.

Po atherë a ka gënjyer Rama me këto deklarata?

Ata që e mbrojnë thonë se ai nuk ka përdorur kurrë termin e njohur ndërkombëtarisht "Filarmonia e Vienës". Ata thonë gjithashtu se ata që janë keqkuptuar e kanë për shkak të injorancës së tyre sepse të ngatërrosh Asamblin e filarmonisë ss vienës së Shkëlzen Dolit me të parin do të thotë të mos kuptosh asgjë. Injoranca nuk është argument thonë ata.

Por pavarësisht termave Rama duket qartë se ka bërë përpjekje maksimale për manipulim. Ai jo vetëm ka përdorur termin koncerti i Vienës për të cilin vetë artisti shqiptar i filarmonisë së Vjenës Edison Pashko ka deklaruar se është unik dhe i papërsëritshëm dhe luhet vetëm një herë në vit, por ai ka lënë të kuptohet se në Tiranë do të luhet i njëjti repertor. Por edhe kjo gjë është e pamundur sepse një shfaqe e tillë nuk riprodhohet dy herë madje nuk është bërë as në vende që kanë në dispozicion paratë e naftës si shtetet e gjirit persik. 

Pra shkurt dhe shqip, nuk ka koncert Viene në Tiranë në 2 janar. Por Edi Rama megjithëse nuk ka gënjyer fjalë për fjalë është përpjekur të manipulojë publikisht duke krijuar përshtypjen më abuzimin me këtë term, me spotin tv dhe asocasionin me Vienën se këru do të ndodhte një premierë botërore. (Lapsi.al)