• |
ide | kryesore

Kërkoni një takim romantik e të veçantë? Ndiqni këto 7 këshilla (Foto)

Arkiva, Stil
love.jpg



Të organizoni një takim të veçantë është ajo që ju duhet, për ti dhënë ndjenjë të re dashurisë tuaj.Nuk ka rëndësi ku dhe kur, mjafton që të jetë diçka romantike, dhe të qëndroni bashkë me gjysmën tjetër duke e shijuar.

1.Organizimi i nje pikniku brenda apartamentit tuaj, mbi krevatin e dhomës së gjumit, dhe vendosjen në sfond të një muzike relaksuese, do të ishte më romantike se  një piknik në natyrë.

2.Megjithëse vëndi ynë është disi i kufizuar në hapësirat e gjelbra dhe në numrin e kopshtëve botanikë ,në mungesë të tyre mund të zgjidhni një sipërfaqe të gjelbër të rrethuar nga shumllojshmëri bimësh .

3.Një pasdite në kinema do të ishte një zgjidhje tjetër e veçantë.Mundohuni të zgjidhni një film me preferenca të përbashkëta që nata të ngelet e paharrueshme.

4.Pranë një oxhaku me një gotë verë dhe me personin e  zemrës, sigurisht që do ta thyente acarin e këtij muaji.

5.Një darkë nën dritën e qirinjve dhe një dhomë e mbushur plot me petale trëndafili, është ëndrra e femrave në përgjithësi.Tregoni që jeni një burrë i vërtet dhe do të fitoni gjithë dashurinë e saj.

6.Keni menduar ndonjëherë të frekuentoni spa ose pishina dimërore me partneren/in tuaj? Provojeni dhe do të ngelet numri 1 në axhendën tuaj të përjavshme.

7.Ecja ose një drekë në bregdet nuk ngelet pas. Mos harroni që “afër detit je afër mbretit”