• |
ide | kryesore

Manuali/ 10 pika për ta kuptuar se ai nuk të tradhëton

Arkiva, Stil
sex.jpg



1. Nuk është egoist. Në shumë situata, tradhetia përkthehet në egoizëm. Nëse ai anullon çdo plan për të qenë pranë jush, me siguri nuk do t’ju lëndonte duke ju tradhtuar.

2. Është besnik. Nëse nuk gënjen apo të zhduket për disa ditë, me siguri nuk është tipi që mund të mbajë një sekret. Vetëm nëse është një gënjeshtar shumë i zoti, por gjasat për këtë janë më të vogla.

3. Nuk mban sekrete. Nëse e keni kapur në ndonjë gënjeshtër shumë të madhe, si psh fakti që ka humbur punën dy javë më parë dhe ju ende nuk dinit gjë, me siguri mund ta fshehë të dashurën e tij të re.

4. Është shumë i zënë. Nëse i duhet të bëjë dy punë apo të shkojë në shkollë, ai me zor mund të gjejë kohë për ty, jo më për dikë tjetër. Pastaj të gjithë kohën e lirë e kalon me ty. Vetëm nëse nuk fle kurrë, atëherë është i sëmurë!

5. Di gjithçka që ka ndodhur në jetën e tij. Nëse je natyrë xheloze dhe shqetësohesh sa herë dëgjon emrin e ndonjë prej kolegeve të tij, nuk keni pse shqetësoheni. Me shumë mundësi nuk do ta përmendte emrin e dikujt që do t’i kishte vënë syrin. Sa më shumë të informon për jetën e tij, aq më mirë.

6. Nuk ka tradhtuar kurrë më parë. Nëse e di me siguri që ka një historik të pastër, mos u shqetëso. ‘Një herë tradhtar, gjithnjë tradhtar’. Edhe pse nuk është plotësisht e vërtetë, fillo ta besosh.

7. Ti nuk je tradhtare. Nëse ti e ke tradhtuar më parë, edhe ai mund të bëjë të njëjtën gjë për t’u hakmarrë. Të gjithë njohim çifte hakmarrëse që qëndrojnë bashkë edhe pse ia bëjnë jetën të pamundur njëri-tjetrit. Nëse nuk jeni një prej tyre, flini të qetë!

8. Nëse ti nuk e largon nga jeta jote dhe gjeni gjithnjë kohë për njëri-tjetrin, atëherë s’keni pse shqetësoheni.

9. Nuk keni parë shenja paralajmëruese. Edhe pse mund të ndodhë të ‘verboheni’ dhe të mos i vini re detajet, nëse s’keni vënë re asgjë të çuditshme: ai fsheh telefonin vazhdimisht, sillet në mënyrë të dyshimtë, atëherë nuk ka asgjë për t’u trembur.

10. Keni një jetë seksuale të shëndetshme. Mund të ndodhë që ritmi seksual të bjerë herë pas here nëse e bëni rregullisht, sepse aq mund të ‘mbajë’ dhe ai. Nuk mund të bëjë maratona seksi lart e poshtë me dikë tjetër, është e lodhshme.