• |
ide | kryesore

Reagon klubi i Tiranës: I kuptojmë tifozët, por…

Arkiva, Sport
16386879_1816652245257556_9013164694788495033_n.jpg



Ka reaguar në mbrëmje klubi i Tiranës pas protestës së një grupi tifozësh që nuk lejuan zhvillimin e stërvitjes së ekipit për shkak të vendimit të lejimit të ekipit të Partizanit të luajë në “Selman Stërmasi”. Klubi e quan të drejtë reagimin e tifozëve, por bën apel për qetësi.   

“Sot tifozet bardheblu kane penguar zhvillimin e seances stervitore per skuadren ne kompleksin “Skender Halili”. Protesta e tyre eshte mirekuptuar nga stafi teknik dhe futbollistet qe i kane kerkuar tifozeve te ruajne qetesine. Per te shmangur rritjen e tensionit, stervitja eshte anulluar dhe skuadra eshte larguar nga qendra stervitore. KF Tirana fton tifozet te ruajne qetesine dhe te mos demtojne ekipin qe behet gati per pjesen e dyte te sezonit. Gjithashtu klubi apelon publikisht per lirimin e tifozeve bardheblu te ndalur nga policia pas protestes se sotme” – thuhet në reagim.