• |
ide | kryesore

Presidenti i Francës Hollonde sheh administratën Trump si një “sfidë” për Evropën 

Arkiva, Planet
trump hollonde.jpg



Presidenti i Francës Francois Hollande, në një deklaratë për mediat tha se administrata e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përbën “sfidë” për Evropën.

“Përderisa Donald Trump është zgjedhur nga amerikanët, ne do komunikojmë me të, por duhet të komunikojmë me një bindje “europiane” dhe me promovimin e interesave dhe vlerave tona”, tha Presidenti Hollande në një konferencë të përbashkët për mediat me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

Merkel, pa përmendur Trump-in me emër, tha se “kushtet globale po ndryshojnë në mënyrë dramatike dhe të shpejtë”.

“E dimë se jemi së bashku në përballje me rrezikun e terrorizmit islamik dhe vetëm së bashku mund ta shmangim këtë rrezik”, tha mes tjerash Merkel.

Trump ka shqetësuar aleatët tradicionalë evropianë me disa plane radikale politike. Ai e ka cilësuar NATO-n si të vjetëruar, ndërsa ka thënë se mund të heqë dorë nga marrëveshja e planifikuar e tregtisë “TransAtlantike”.