• |
ide | kryesore

FOTO/ Koncert gala nga Spitali Amerikan: Tingujt e humanizmit pushtojnë Pallatin e Kongreseve

Arkiva, Stil
koncerti 2.JPG



Gjigandët e skenave botërore operistike dhuruan për të gjithë të pranishmit në sallë dhe për qytetarët live nga ekrani i televizionit, çaste të magjishme muzikore të kënduara mjeshtërisht nga më të mirët e muzikës klasike operistike dhe asaj lirike e tradicionale.

Koncerti i mbrëmjes së djeshme ishte një dëshmi e solidaritetit dhe ndërgjegjësimit kur është fjala për tema sensitive si bamirësia dhe fëmijët…

Në një mbrëmje të paharrueshme, nën tingujt e zërave më të njohur të muzikës klasike brenda dhe jashtë vendit, Spitali Amerikan, në prag të 10-vjetori të krijimit, organizoi koncertin gala nën moton “Më shumë tinguj tani e përgjithmonë”. Një eveniment nga ata që i mungojnë jetës kulturore të kryeqytetit dhe që vinte ndryshe….jo vetëm të përmbushte kënaqësitë artistike të publikut që mbushi sallat, por si një dhuratë për ata që kanë më shumë nevojë, fëmijët me probleme të lindura të dëgjimit.  Sot, implanti koklear është mrekullia e fundit e shkencës që mundëson dëgjimin. Është një ndërhyrje shumë e kushtueshme, por e paçmuar kur bëhet fjalë për t’i ofruar një jetë normale një fëmije, në familje e komunitet. Mario Karaj, Drejtor i përgjithshëm i rrjeteve të Spitalit Amerikan dhe tenor në shfaqje, shprehu një falënderim të veçantë për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij koncerti me një qëllim sublim.

Ky eveniment solli nën një repertor magjepsës yjet e muzikës operistike si sopranoja me famë botërore Maria Jose Siri e cila solli ngjyrat e teatrit La Scala dhe tenorët Josif Gjpali, Kastriot Tusha e Mario Karaj. Interpretuan gjithashtu sopranoja Sindi Mamaqi, Dren Abazi me bandën, pianisti Ekland Hasa si dhe një duet koreografik nga Gjergj Prevazi. Orkestra filarmonike Ibrahim Madhi  ishte nën dirigjimin e maestros së mirënjohur italian Francesco Leda. Aktorja dhe regjisoria Ema Andrea prezantoi koncertin.

Te ardhurat nga shitja e biletave do te shkojne per realizimin e kirurgjive te vendosjes se  implanteve kokleare, teknologjise me te fundit per t’u rikthyer degjimin femijeve qe nuk degjojne.

Spitali Amerikan, i pari spital privat dhe lider ne ofrimin e shërbimit shëndetësor në Shqipëri, njihet jo vetëm si një strukturë spitalore me një shërbim të perfeksionuar prej vitesh dhe tepër të vlerësuar nga pacientët, por edhe si institucioni shëndetësor që ndërmerr dhe realizon gjithnjë me prioritet nismat me karakter human, fushatat e bamirësisë dhe misione specifike humanitare për të gjithë pacientët e shtresave në nevojë dhe atyre me kërkesa të veçanta.

Spitali Amerikan ka përmbushur me sukses dhe me përgjegjshmëri çdo sfidë dhe projekt me karakter human, të ndërmarrë në këto 10 vite pune dhe shërbim shëndetësor sipas standarteve më të larta për pacientët vendas dhe të huaj, nga rajoni e më gjërë.