• |
ide | kryesore

Veliaj në SPAK/ Prokuroria u rrethua nga policia

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë kohës që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj qëndroi në SPAK, institucioni është rrethuar me policë. Në fotot që shpërndau LSA, duket se Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka urdhëruar që në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme të vendoset një gardh me policë për të mbrojtur kryebashkiakun nga mbështetësit e opozitës. Fotot më poshtë:

Policet rrethojne godinen e SPAK
Policet rrethojne godinen e SPAK
Veliaj duke dale nga SPAK
Veliaj duke dale nga SPAK
Veliaj duke ikur nga SPAK
Veliaj duke ikur nga SPAK

“Paraqitja e sotme ma ka rritur bindjen se po bëhet një hetim për së mbari në Shqipëri. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë është t’i forcojmë institucionet dhe jo t’i përgojojmë. Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar takim. Pasti një ezaurim total të shpjegimeve mbi çështjen e inceneratorëve. Sigurisht të dy kolegët hetues më kanë kërkuar që për çështje etike dhe sekreti hetimor të mos i ndaj gazetarët. Do jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë sime. Unë ndihem më i lehtësuar që pata mundësi të sqaroj fjalën time”– u shpreh Veliaj.

Pas përfundimit të deklaratës për mediat, kryebashkiaku u shpreh se do të merrte pjesë në mbledhjen online të këshillit bashkiak.



4 Comments

  1. Lali horri ne hall te madh! E tradhetojne fjalet qe tha sapo doli nga zyrat e SPAK. “Isha me dy kolege hetues”- tha. Si keshtu?! Duke u munduar te vere vetulla, po nxjerr syte! Ti po thua se je shefi i atyre qe punojne aty brenda? Apo shkove si inspektor? Kjo eshte shkarje e madhe! Sepse halli eshte i madh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *