• |
ide | kryesore

Aktorët turq më të preferuar të momentit dhe shumat e mëdha që fitojnë!(Foto)

Arkiva, Stil
instagram.jpg



Necati Sasmaz ka lindur më 15 dhjetor 1971. I njohur më së shumti për rolin kryesor në serialin “Lugina e ujqërve”, Polat Alemdar. Pas studimeve për Turizëm dhe Menaxhim Hoteli në Turqi dhe më vonë në Kanada, Necati Şaşmaz jetoi në USA për 6 vjet para se të kthehej në Turqi për të vizituar prindërit. Kishte planifikuar të kthehej në Amerikë më 11 shtator 2001, por pikërisht ajo ditë e sulmit terrorist e bëri atë të anulonte fluturimin dhe të vazhdonte jetën në Turqi. Sot, 40 mijë euro është shifra që arrin aktori për një episod.

 

Kenan Imirzalioglu. Ka lindur më 18 qershor 1974, në Balâ, provincë e Ankarasë. Është më i vogli nga tre fëmijët e Mustafa dhe Yıldız İmirzalıoğlu. Në moshën 12-vjeçare u transferua në Ankara për studimet e mesme, ndërsa studimet e larta i përfundoi për Matematikë në Universitetin e Yıldız-it. Fillimisht, e ka nisur karrierën si model për t’u bërë pastaj një prej aktorëve më të dashur dhe më të paguar të Turqisë. Pasi fitoi simpatinë e publikut me anë të roleve tek “Ezel” dhe “Karaday”, u bë një ndër aktorët më të adhuruar jo vetëm në Turqi, por në të gjithë botën ku janë shfaqur serialet e tij. Shifra për një episod për aktorin shkon deri në 35 mijë euro. Në Turqi, Imirzalioglu është mjaft i njohur edhe si valltar i muzikës popullore, madje në pranverën e këtij viti ai do të kërcejë më grupin përfaqësues të Turqisë në Opera-n e Broadway-t. 35 mijë euro është shifra për një episod që luan “Ezeli”.

 

 

Halit Ergenç ka lindur në një familje artistësh më 30 prill 1970, në Stamboll. i ati, Sait Ergenç, ishte një mbështetje e madhe për karrierën e Ergenç. Pasi mbaroi studimet e mesme në “Beşiktaş Atatürk” në vitin 1989, u rikthye në Universitetin Teknik në Stamboll, ku edhe u diplomua për Inxhinieri Marine. Pasi i la studimet përgjysmë për një vit, filloi punë si operator kompjuteri. Për një periudhë të shkurtër kohe, Ergenç ka punuar edhe si back vocal dhe balerin në trupat artistike të qytetit. Fillimet në aktrim, Halit i pati nga një musical “Mbreti dhe unë”, i cili do t’i hapte rrugën për t’u bërë ndër emrat më të kërkuar në tregun kinematografik në Turqi. Roli që e bëri të famshëm është ai i Sulejmanit, në serialin “Sulejmani i madhërishëm”. Sot, për një episode, shifra e pagesës së tij shkon 35 mijë euro.

 

 

Kivanç Tatlitug ka lindurmë 27 tetor 1983, në Adana. Ka katër vëllezër dhe motra, por interesant është fakti që gjyshi i tij (nga babai) ishte shqiptar nga Prishtina, ndërsa i ati, emigrant nga Bosnjë-Hercegovina. Kivanç është lindur dhe rritur në Adana (nga ishte vendosur i ati) me një familje, e cila ka pasur një biznes buke, të trashëguar prej më shumë së 100-vjetësh. Pasi mbaroi studimet e larta dhe shkëlqeu në basketboll, familja u vendos në Stamboll, për shkak të një sëmundjeje të rëndë të të atit. Pasi u aktivizua në fushën e modelimit, Kivanç u pa si një ndër modelët më të bukur në Turqi, derisa mori edhe çmimin si Modeli më i Mirë në vitin 2002. Kthesë rrënjësore në karrierën e tij do të ishte roli i Mehmetit në serialin “Gymysh”, pas të cilit do të vinin rolet e pafundme dhe shifrat marramendëse. Sot për sot, Brad Pitt-i i turqisë paguhet 35 mijë euro për një episod.

 

 

Mehmet Aslantug, drejtor, aktor dhe producent turk. Ka lindur më 25 shtator 1961. Është ndër emrat më të lakuar në fushën e filmit në Turqi dhe një ndër producentët më të suksesshëm, i cili është nderuar edhe me një numër të madh çmimesh. “Golden Boll Award”, ”Golden Objective Award”, tre çmime “Golden Orange Awards” dhe katër çmime “Golden Butterfly Awards”. Në vitin 1996, Aslantuğ u martua me aktoren bukuroshe Arzum Onan, e cila është zgjedhur Miss Turqia 1993 dhe Miss Europa 1993. Çifti ka një djalë. Shifra që arrin sot Aslantug shkon më shumë se 25 mijë euro për një episod.

 

 

Burak Ozçivit ka lindur më 24 dhjetor 1984 në Stamboll. Fillimisht karrierën e ka nisur si model. Në vitin 2005, Özçivit mori çmimin “Modeli më i mirë në Turqi”. Pas modelimit, Özçivit filloi edhe rolet ne serialet televizive turke dhe sot për sot, është ndër aktorët dhe modelët më të paguar në Turqi. Në fakt, vlera e tij, fillimisht nuk i kalonte 7 mijë eurot, por vitet e fundit, për Burak-un është rritur vlera duke shkuar deri në 10-12 mijë euro për një episod.