• |
ide | kryesore

Era Istrefi na tregon foto nga klipi i saj i ri!(Foto)

Arkiva, Paparazzi
1020893.jpg



Në mediat online kanë nisur të qarkullojë disa foto, të postuara në rrjetin social “Snapchat”, nga të cilat përflitet se këngëtarja e hitit “Bonbon” ka nisur xhirimet e klipit për këngën e saj më re.

Pavarësisht se ende nuk është dhënë një datë e saktë e publikimit të këngës së re, një gjë është e sigurt, fansat po presin me padurim prurjen më të re të këngëtares së tyre të preferuar.

Prej muajsh Era ka lajmëruar se po punon për disa projekte të reja muzikore, të cilat edhe pse ishin planifikuar të publikoheshin kohë më parë, duket këngëtarja i ka vonuar në mënyrë që të sjellë këngë akoma më të bukur se “Bonbon”.