• |
ide | kryesore

Putin, frika nga atentatet/ Ruhet nga mbi 10 agjentë të fshehtë (faktet)

Arkiva, Planet
ppp_1486639212-9665194.jpg



Edhe pse shefi i Kremlinit në mënyrë të përsëritur është i kërcënuar ndaj vrasjeve, pranë tij dhe mbi të nuk mund të fluturojë as edhe një zog.

Në disa momente ai duket si i vetëm, por ai është gjithmonë i ndjekur nga qindra palë sy.

Për këtë, shkruajnë mediat e huaja, supozohet se për jetën e liderit të Rusisë, çdo sekondë kujdesen së paku 10 mijë veta.

Kujdesi ndaj Putinit edhe ndaj “rrezikut prej fëmijëve”
Kuzhinierët dhe degustatorët

Në mesin e atyre që kujdesen për Putinin janë komandot tepër të trajnuar, për të cilët nuk e dinë as familjarët e tyre se me çfarë merren, qindra agjentë, sigurimi personal, të tjerë me detyra të veçanta, që nga kuzhinierët e degustatorët.

Njerëzit “e padukshëm”

Shumica e këtyre njerëzve janë krejtësisht të padukshëm, edhe në qoftë se Putin shkon për vizitë zyrtare në një vend të huaj.

Kjo sepse shumë prej tyre, shkojnë atje edhe disa muaj para se të realizohet vizita, për të siguruar terrenin.

Një roje sigurisë në Afrikën e Jugut shtyn truprojat e Putinit jashtë sallës së kuvendit
Pos kësaj, agjentët e Shërbimit Federal të Sigurimit (ish-KGB), trup me rreth njëzetmijë anëtarë, bëjnë analiza dhe përcaktojnë një plan të lëvizjes së Presidentit, kur nuk është në rezidencën e tij në Novo Ogarjovo në periferi të Moskës.