• |
ide | kryesore

Aurela Hoxha vihet në siklet nga komentet, detyrohet të publikojë mesazhet!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
Aurela-Hoxha.jpg



Modelja Aurela Hoxha është kthyer në kryefjalë të mediave rozë ditën e sotme pasi publikoi një fotografi pranë modeles shumë të famshme Adriana Lima në eventin “AMFAR” në Cannes të Francës.

Mirëpo shumica e mediave vërtetuan se kjo foto vinte nga eventi i vitit të kaluar, pasi fotoja ka qarkulluar edhe më parë, si dhe Aurela është brune në fotografi ndërkohë që tashmë ajo është bërë bionde. Nga gjithë ky “lëmsh”, Aurela Hoxha është detyruar të sqarohet duke publikuar në Instastory, pak minuta më parë, një email ku vihet re se ajo ka qenë e ftuar edhe në eventin “AMFAR” të këtij viti, por për arsye të sajat personale nuk ka mundur të shkojë atje, si dhe ka vërtetuar se fotoja me Adrianën është nga viti i kaluar.