• |
ide | kryesore

E “vjedhin” Ledion Licon!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
ledion-lico.jpg



Moderatori i “The Voice” ka treguar se një nga këngët e tij ka bërë shumë përshtypje, madje aq sa është “vjedhur” edhe ideja e videoklipit të tij. Liço ka publikar një foto në rrjetet sociale, ku shihet se ashtu si Flori Mumajesin edhe atë e kanë vjedhur e nuk i ka kërkuar leje askush.

Nuk do ta besoni, por autorë të “krimit” janë Maron 5.  

Ledion Liço ka postuar një kolazh fotosh në Instagram, ku tregon se atij i është vjedhur ideja e videoklipit të këngës “Yes”, të realizuar në vitin 2015. Ledioni ka bashkangjitur foton me arush të videoklipit dhe foton e një vajze me arushin njëlloj si Ledioni.

Me poshtë shkruan, “Një tjetër vjedhje nga amerikanët. Fillimisht i ndodhi Flori Mumajesit, tani mua…sa gjynah! Ç’turp, pa pikë fantazie”. Maroon 5 janë duke xhiruar klipin e këngës së tyre më të re, e mesa duket u paska pëlqyer ideja e Ledionit për ta përdorur edhe ata vetë.