• |
ide | kryesore

Xhensila Myrtezaj,dedikim special si kurrë ndonjëherë për..(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
866.jpg



Mbrëmjen e djeshme, aktori Bes Kallaku ka rrëfyer, nëpërmjet Instagram-it, faktin se për 4 muaj rresht ka qenë duke dhënë shfaqje në skenat italiane dhe në këto shfaqje Besi aktron në gjuhën italiane.

Sigurisht kjo ka qenë një ëndërr e realizuar për të dhe nuk kishte se si të mungonte një koment nga ana e partneres së tij, Xhensila Myrtezaj.

“Krenare jam për ty dashuri! Përveç përkushtimit për ëndrrën tënde, je përkushtuar në maksimum edhe për të ndërtuar ëndrrat e të tjerëve. Zoti ta ka sjellë ashtu siç ke zemrën. Suksese zemra ime, krah teje gjithmonë!” – është shprehur e emocionuar Xhensila në Instagram.

Sigurisht ky dedikim emocionues ka pasur shumë komente pozitive nga ndjekësit e të dyve.