• |
ide | kryesore

Del video e sherrit skandaloz tek “E diela shqiptare”

Arkiva, Stil
laureta.png



Në rubrikën “Shihemi në gjyq”, ku ndërmjetëson Eni Çobani është zhvilluar çështja e një burri dhe gruaje nga Elbasani të cilët ishin të martuar. Ajo që bëri më shumë përshtypje ishin akuzat që shpërthyen nga çifti në nisjen e emisionit.

Gruaja e akuzoi publikisht burrin se kishte kryer mardhënie me motrën e saj dhe ato të dy ishin dashnorë, ndërkaq ajo shtoi se ai e kishte kapur me zor në dhomën e gjumit.

Por edhe akuzat nga ana e burrit nuk munguan, ku ai tha se e shoqja ishte shtatëzanë dhe se fëmija ishte i dikujt tjetër.Gjithashtu ai kërkonte që gruaja të tregonte publikisht me kë e kishte fëmijën.

“…më thuaj kur ke qënë në Kosovë dhe sa muajshe je?Me kë e ke fëmijën?”

Gruaja nuk e ka pranuar këtë duke i treguar konkretisht fakte që sipas saj pas një darke më 8 mars 2016, ai e kishte përcjellë për në banesë dhe e kishte përdhunuar.

ilirjani klan

Dhe që prej asaj date gruaja tregoi se kishte mbetur shtatëzanë, por sipas burrit nuk dilnin llogaritë e muajve pasi nëse do të ishte i vërtetë pretendimi i saj fëmija do të kishte lindur. Ndërkaq ai tha se nëse ADN do ta vërtetonte që fëmija është i tij, do t’ja jepte mbiemrin.

“Fëmija a lind 9 muaj? Bëj llogari sa janë 8 Mars, prill, maj, ti duhet të kishe lindur, ti s’ke lindur ku të kam kapur unë të kam lënë me barrë? Megjithatë kur të lindë fëmija do bëjmë ADN. Unë do përgjigjem për fëmijën e madh..Do përgjigjem për 17 vjet që nuk të jam përgjigjur për fëmijën e parë.Nëse i dyti del që është fëmija im unë do ia jap atësinë”, deklaroi ai në studio.