• |
ide | kryesore

Performanca e Beyonces shtatëzanë në Grammy’s ka tejkaluar çdo limit (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
Beyonce-beyonce-32688154-1280-960.jpg



Vetëm disa orë më parë, këngëtarja që është gjithashtu në pritje të ëmbël ka bërë performancën e saj të planifikuar në ndarjen e çmimeve Grammy. Beyonce ka lënë me gojë hapur të gjithë teksa ka ardhur me një performancë shumë ndryshe nga sa jemi mësuar.

Me një veshje tërësisht me qëndisje dhe gurë ngjyrë floriri ajo ka lënë të dallohet më së shumti barku i rrumbullakosur. Momenti më i magjishëm ka qenë kur ajo është uluru në karrige dhe ka kënduar teksa karrigia ka lëvizur, veprim ky që ka ngritur të gjithë sallën në këmbë.

Beyonce performoi dy këngë nga albumi ‘Lemonade’: “Love Drought” dhe “Sandcastles”.

Një performancë e magjishme, që ka kaluar çdo limit sipas ekspertëve që kanë ndjekur prej vitesh me fanatizëm ndarjen e çmimeve Grammy’s.