• |
ide | kryesore

Ndryshimet ndërmjet beqarëve dhe çifteve në Shën Valentin

Arkiva, Stil
3a7031625d26162dfc0c03d2ac1b1341.jpg



Të gjithë mund ta festojnë Shën Valentinin, secili në mënyrën e tyre.

Beqarët kanë zili çiftet për dashurinë që ata ndajnë, ndërsa çiftet kanë zili beqarët pasi janë xhelozë për lirinë e tyre. Por e gjithë kjo zili mund të jetë anti-produktive. Është e nxitur nga cinizmi dhe asnjëra nga palët nuk del mbi tjetrën ose ia del të jetë e lumtur. Por secila anë ka bukurinë e saj tek e cila duhet të përqëndrohemi për të shijuar eksperiencën.

Çiftet,

Gëzohuni për faktin se keni dikë për të përkëdhelur, një trup të ngrohtë pas të cilit të përqafoheni nën jorgan kur është ftohtë. Vlerësoni personin tek shpatulla e të cilit mund të qani, me të cilin mund të pini kafe, blini lule apo dorën e të cilit mund të mbani kur keni nevojë për pak siguri. Vleësoni gjithashtu faktin se keni diku ku të drejtoheni në çdo situatë, zërin që ju ngre humorin kur jeni përtokë dhe të qeshurën që gëzon përkrah jush. Është e paçmuar ajo që keni.

Beqarët,

Gërhisni, jargavituni dhe hapini këmbët diagonalisht nëpër të gjithë krevatin. Ushqimet ju kanë mbetur mund t’i vini në frigorifer me ndjesinë e sigurisë që do të jenë ende aty në mëngjes. Janë të gjtiha tuajat. Gëzohuni për gjërat e vogla: banjon që duket fiks siç e latë, larjet pa stres pas darkave, paratë ekstra në kuletën tuaj kur vjen Krishtlindja dhe ditëlindjet. Silluni siç të doni, bërtisni, qani dhe shprehini emocionet në çdo mënyrë që ju duket e nevojshme. Askush nuk është aty për t’ju gjykuar. Qëndroni ashtu pa asnjë shqetësim në botë pasi lumturia nuk është domosdoshmërisht një çift që ecën përdore në perëndimin e diellit. Është çfarë doni ju të jetë. Për Shën Valentin mund të doni veten tuaj.

gle.jpg