• |
ide | kryesore

Nota për Hysaj në ndeshjen përballë Real Madrid

Arkiva, Sport
213647543-21e039b2-d5f0-4fca-9ba6-a0ba595294f7.jpg



Shqiptari Elseid Hysaj ishte tituall në supersfidën e luajtur në Santiago Bernabeu mes Real Madrid dhe Napolit.

Mbrojtësi pati një detyrë të vështirë të ndalte sulmet e vazhdueshme të Cristiano Ronaldo dhe Marcelo në krahun e tij.

Mediat italiane i kanë vendosur notën e ulët 5.5 shqiptarit për paraqitjen e bërë.

“Hysaj ishte në vështirësi për pjesën më të madhe të ndeshjes, por gjithmonë e gjeti një mënyrë për të përballuar situatat pa u ndihmuar shumë nga shokët” – shkruan “Calciomercatoweb”, citon lapsi.al.