• |
ide | kryesore

Teknika më e mirë për të luftuar ankthin sipas Kendall Jenner!

Arkiva, Stil
kendall jenner.jpg



Jeta e Kendall Jenner është e mbushur me poza dhe foto për revistën prestigjioze Vogue, shfaqjet në tapetin e kuq dhe udhëtimet në vendet tropikale, por, jashtë shfaqjes ekstravagante dhe mahnitëse në kamera,  modeles i është dashur të përballet me ankthin, një problem i shëndetit mendor që prek me miliona njerëz në të gjithë botën.

“Ankthi ka qenë një pengesë e madhe për mua vitin e kaluar, por fatmirësisht kam mësuar si ta përballoj” tregon modelja 21-vjeçare. Teknika që ajo përdor për të luftuar ankthin quhet ndryshe teknika e frymëmarrjes 4-7-8.

Kjo teknikë, e realizuar nga dr. Andrew Weil,  profesor tek Universiteti i Harvardit, është provuar shkencërisht se mund të lehtësojë ankthin shkruan ‘Self’.

Dr. Weill pohon se frymëmarrja 4-7-8 mund të ndihmojë njerëzit të bien në gjumë për vetëm 60 sekonda, duke vepruar si një “qetësues natyral për sistemin nervor”, që redukton stresin dhe tensionin në trup.