• |
ide | kryesore

Cfarë i ndodh trurit kur ndaheni me personin që e doni!

Arkiva, Stil
impossible_love_by_eden16-d4yhpb1.jpg



Ndarja është e vështirë për dikë. Qoftë nëse ju kanë lënë ose e keni lënë dikë, shanset janë se ju ndjeheni të pikëlluar.

Dhe për këtë ka një shpjegim shkencor, në një video të Bustle. Gjatë ndarjes, truri pëson një veprim i cili ua kujton dashurinë.

Neuroshkencëtarja Dr. Lucy Brown tregoi për Bustle rreth eksperimentit të saj të kryer më 2010, në të cilin ekipi i saj shikoi trurin e njerëzve të ndarë kohët e fundit, me ndihmën e një makine MRI.

Pjesëmarrësve iu treguan fotografi të ish-partnerëve të tyre, dhe reagimi i trurit në çdo foto u krahasua më pas. Brown gjeti se fotografitë e ish-partnerëve të tyre aktivizuan të njëjtat regjione të trurit që stimulohen kur dikush e lë kokainën. Me fjalë të tjera, ajo ra në përfundim se, dashuria është një drogë dhe është e vështirë që ta lësh.

Kur marrëdhënia merr fund, ekziston një pjesë në tru që e mban dashurinë ende gjallë.