• |
ide | kryesore

Ritualet e grave të suksesshme të cilat duhet t’i bëni edhe ju!

Arkiva, Stil
success-business-woman.jpg



Në një studim të fundit, është bërë me dije se gratë e suksesshme e nisin mëngjesin të paktën 2 orë më herët sesa pjesa tjetër dhe ndjekin me përpikmëri disa rituale të përditshme që i bëjnë ato të kenë sukses përgjatë gjithë ditës.

Fillimisht ato bëjnë një listë të detajuar të gjërave që duhet të bëjnë dhe të arrijnë gjatë ditës duke i shkruar ato të gjitha në bllokun e tyre të shënimeve. Nëse e ke një plan, atëherë gjithçka do të ndodhë gjatë ditës është e planifikuar dhe lehtësisht e arrirë.

Ato dëgjojnë muzikë ritmike, duke bërë disa ushtrime palestre që herët në mëngjes duke bërë kështu që energjia e tyre e ditës të jetë në majë.

Ato gjithashtu lexojnë disa shprehje motivuese sapo hapin sytë në mënyrë që të ngrihen me dëshirë dhe e gjithë dita t’i ngjajë si një mision i rëndësishëm që duhet finalizuar.