• |
ide | kryesore

Sfilatë ëmbëlsirash në javën e modës (VIDEO)

Arkiva, Stil
cd3ae45134d3ece0c023aa607c36ea84.jpg



Çdo vit që realizohet java e modës, ne e gjejmë veten duke menduar sesi është e mundur që sezon pas sezoni, ky eveniment shfaqet me po të njëjtën shije, me po të njëjtën fuqi.  

Këtë ndjenjë na e dha edhe sfilata e fundit që u bë në javën e modës në Madrid, në të cilën stilistja Agatha Ruiz De La Prada na tregoi se në koleksionin e saj përfshiheshin veshje të tipit fustan-petull, fustan-torte, apo çdo gjë tjetër që mund t’ju shkojë në mendje tani.

Spektakli shumengjyrësh që u vu re në këtë sfilatë, dukej sikur ishte pjesë e realizimit “Çarli dhe fabrika e çokollatave”, në të cilin nuk mungojnë tortat dhe karamelet. Sigurisht që kjo shfaqje plot ngjyra nuk i ka shpëtuar edhe vëmendjes së publikut