• |
ide | kryesore

“Muri me Meksikën do të ndërtohet më shpejt nga ç’ishte parashikuar” 

Arkiva, Planet
trumpiiii.jpg



Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se muri me Meksikën do të ndërtohet edhe më shpejt nga sa ishte parashikuar.

Në një fjalim në Maryland, Trump tha se ndërtimi i murit do të ndodhë shumë shpejt duke u shprehur se do vendosë amerikanët të parët.

Deklarata e Trump vjen vetëm një ditë pasi sekretari i Shtetit Rex Tillerson dhe Sekretarja e Sigurisë Kombëtare John Kelly takuan homologët e tyre meksikanë në Mexico City.

Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump u shpreh se do ndërtojë një mur përgjatë kufirit jugor të vendit me Meksikën për të penguar imigrimin e paligjshëm. Gjithashtu gjatë fushatës elektorale Trump ka thënë se do të kufizojë pranimin e refugjatëve në vend.