• |
ide | kryesore

Trump: FBI e paaftë, rrjedhja e informacioneve shkatërruese 

Arkiva, Planet
fbi-trump.jpg



Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, nëpërmjet rrejtit social Twitter ka sulmuar sërish FBI-në. Sipas Trump, FBI i ka dhënë informacione të klasifikuara medias që mund të kenë “efekte shkatërruese” për Shtetet e Bashkuara.

Trump tha se FBI është e paaftë të ndalojë rrjedhësit e informacioneve.

Reagimi i Presidentit amerikan vjen në një kohë kur shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus, ka kërkuar nga FBI, që të diskreditojë raportet në media se këshilltarët e fushatës së Trump, kishin kontakte të shpeshta me agjentët e inteligjencës së Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane.