• |
ide | kryesore

Cfare pjatash të mos i porosisim kurrë në restorant!

Arkiva, Stil
10405138_l.jpg



1. Kurrë mos porosisni peshk të hënave

Shumica e restoranteve furnizohen me prodhime deti të enjteve ose të premteve, që të mund të kenë rezerva të mjaftueshme për fundjavën plot me njerëz. Rreth katër ditë më vonë, peshku nuk është më i freskët, pasi vlerat ushqyese ruhen deri në tre ditë. 

2. Ushqimet e shtrenjta si bifteku japonez, më mirë anashkalojini

Mishi që vjen nga Kobe-i, Japoni, është ndër më të shtrenjtët. Prandaj shërbehet në porcione të vogla që kushtojnë shumë. 

3. Më mirë mos i porosisni pjatat që përmbajnë mish pule

Mishi i pulës është zakonisht më i lir, por pjatat që kanë mish pule, shiten me çmim shumë më të lartë se kostoja e vërtetë. 

4. Mos porosisni më biftek të pjekur mire

Nëse piqet/skuqet më tepër se ç’duhet, mishi i humbet të gjitha vlerat më të rëndësishme ushqyese. 

5. Qëndrojini specialitetit të restorantit

Kuptoni pikën e fortë të një restoranti dhe porosisni atë për të cilën kuzhinierët “mburren”. Biftek në një restorant peshku, makarona në një restorant picash, nuk është ide e mirë.

6. Mos ndërhyni në përbërjen e pjatave

Nëse nuk është çështje alergjie, nuk duhet ta zëvendësoni një përbërës me diçka që ju duket ju më e shijshme.