"/> Djali i Pele-s dënohet me 13 vite burg për pastrim parash, akuzohej edhe për trafik droge  - Lapsi.al
  • |
ide | kryesore

Djali i Pele-s dënohet me 13 vite burg për pastrim parash, akuzohej edhe për trafik droge 

Arkiva, Planet
edinho pele.jpg



 


Djali i futbollistit legjendar brazilian Pele, është dënuar me gati 13 vite burg për pastrim parash. 

Edhe pse dënimi u dha këtë të premte, akuzat mbi djalin e Peles rëndojnë që nga viti 2005, kur ai u arrestua se bashku me 17 persona të tjerë.

Dënimi fillestar që u kërkua për Edinhon (Edson Cholbi Nascimento), ishte 33 vite burg, por ky i fundit përfitoi ulje dënimi, 12 vite e 10 muaj burg.

Nuk është hera e parë që djali i Peles është vuan dënimin me burg. Më parë ai është dënuar edhe tre herë të tjera.

Edinho në vitin 2005 mohoi të gjitha akuzat, por pranoi se ishte konsumator droge dhe sei kishte borxh para një miku.

Problemet filluan të shtoheshin për Edinhon kur miku i tij doli se ishte udhëheqës i një bande droge që vepronte në Santos. Djali i legjendës së futbollit i shpëtoi dënimit për trafik të drogës por u dënua për pastrim parash.

Ende nuk ka një reagim nga Pele mbi dënimin e djalit të tij. Edinho është djali më i madh nga 7 fëmijët e legjendës së futbollit.

Edson Cholbi Nascimento ka qenë portier i Santosit për shumë vite. 47 vjeç Edinho doli në pension dhe drejtoi për disa kohë disa ekipe të vogla në San Paolo.