• |
ide | kryesore

Momentet më të sikletshme në ndarjen e cmimeve Oscar!

Arkiva, Stil
053838445cb87843d63b1d0a538e89db.jpg



Te gjithë e dimë se asgjë nuk mund të jetë perfekte. Madje, as eventi më i madh kinamatografik nuk bën përjashtim, sepse në fund të fundit, edhe yjet e tapetit të kuq janë njerëz, si të gjithë ne.

Në 89 vjet histori, padyshim që mbrëmja e çmimeve ka patur momentet e saj të sikletshme. Po ju rikujtojmë disa prej tyre.

1- Gjatë Oscarit të mbajtur në vitin 2013, Lawrence rrëmbeu çmimin “Aktorja më e mirë”, për rolin tek “Silver Linings Playbook”. E veshur me një fustan të bardhë Dior, aktorja është penguar teksa ngjitej për në skenë. Për të minimizuar sikletin e saj, moderatori menjëherë nxitoi që ti gjendej pranë.

2 -E nominuar për herë të parë në vitin 2000, Jolie i shokoi gjithë të pranishmit kur papritur puthi të vëllanë, Jamie Haven, i cili e shoqëronte në tapetin e kuq. Më pas, kur ajo fitoi çmimin e “Aktores më të mirë joprotagoniste” për filmin “Girl Interrupted”, në fjalën e saj, ajo tregoi edhe dashurinë për të. Sigurisht nuk munguan thashethemet e një lidhjeje të mundshme midis tyre, por më pas, gjithçka u sqarua. 

3-Ylli i kinemasë duket se është mësuar me momentet e sikletshme në tapetin e kuq. Në Oscarin e 2012-ës, këmba e djathtë e Jolie-s u kthye në një trend për rrjetet sociale. Pas kësaj, të gjitha vajzat që kishin veshur një fustan me prerje të tillë, kujtojnë këmbën e saj për të pozuar me kujdes.

4-Vitin e kaluar, rrëmbeu çmimin “Kënga origjinale më e mirë”, për “Writing’s on the Wall”. Në fjalën e tij, ai u shpreh se ndihej shumë i emocionuar të ishtë mashkulli i parë gay që fitonte një Oscar. Por ishte gabim, para tij kanë qenë shumë të tjerë.

5-Të ftuar për të drejtuar eventin e madh të 2011-ës, Anne  Hathaway dhe James Franco nuk kishin aspak kimi mes tyre, siç duhet për një dyshe që prezanton çmimet Oscar. Ndërkohë që aktorja përpiqej shumë për të dhënë më të mirën e saj, nga ana e kolegut, nuk u pa në asnjë moment një përpjekje e tillë.

-Në vitin 1998, regjisori i “Titanic” u shpall ‘Regjisori më i mirë’. Në fjalimin e tij, në emocion e sipër, përfundoi përshëndetjen e tij më fjalët: “I am the king of the world! Woo!”. Ky u komentua momenti më qesharak i mbrëmjes dhe që prej atij viti, Cameron nuk ka marrë asnjë tjetër Oscar.

E sigurisht momenti më i sikletshëm mbrëmjen e djeshme të Oscar 2017 ishtë kur “La La Land”, gabimisht mori çmimin e ‘Filmit më të mirë’, kur në fakt, trofeu ishtë për “Moonlight”. Reagimi i aktores protagoniste, Emma Stone po bën xhiron e botës, edhe pse ajo sqaroi se “Moonlight” e meritonte plotësisht çmimin.