• |
ide | kryesore

Dua Lipa ndahet nga i dashuri pas suksesit!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
Dua-Isac-9.jpg



Këngëtarja po jeton një vit me fat për karrierën por smund të themi të njëjtën gjë përsa i përket jetës private.

Vjet, kur erdhi për të dhënë koncertet e saj në Tiranë dhe në Prishtinë, Dua Lipa mori me vete prindërit, por edhe një person shumë të rëndësishëm për të, Isaac-un. Dua dhe Isaac ishin kudo bashkë, por tani nuk po shihen më as në eventet ku shkon Dua, siç ishte Brit Awards së fundmi, as në rrjetet sociale. Duket se çifti mund të jetë drejt ndarjes.

Ata kanë qenë bashkë prej shumë vitesh, që kur të dy njiheshin si modelë në Britani. Më tej, Duas iu hapën dyert në industrinë e muzikës, ndërsa Isaac, përveç modelingut iu përkushtua edhe gatimit, duke hapur një sajt  me receta origjinale.